Skip to content

Shkoi ne Ukraine bashke me Spiropalin, Rama publikon pamjet

    Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në  Ukrainë për treguar mbështetjen e vendit tonë, por dhe për të shikuar nga afër pasojat e sulmeve ruse.

    I shoqëruar dhe nga homologu i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Rama mbërriti sot në Ukrainë nën masat të forta sigurie.

    Ndërkohë, kreu i qeverisë ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook” dhe disa foto nga takimet në Ukrainë, ku shihen ndërtesa të shkatërruara nga bombardimet.

    Rama është një nga liderët e parë të Ballkanit Perëndimor, i cili vizitoi Ukrainën që nga pushtimi rus më 24 shkurt.