Kryeministri Edi Rama dhe liderët e vendeve fqinje të Shqipërisë ndodhen sot në Ohër, ku kanë zhvilluar takimin në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.
Siç shihet Rama qëndron në tavolinë i ulur me Ali Ahmetin dhe kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Të tre duken të qeshur me batutat që iu thotë Rama, derisa ndërhyn një gazetar i cili bëhet i bezdisshëm.
》Biseda mes Ramës dhe gazetarit:
Gazetari: Apo ju mungon Kosova në tavolinë zoti Rama?
Rama: Urdhëro…Po ti ça po bën, po bën intervistë?
Gazetari: Jo po pyes.
Rama: Andej brenda është konferenca e shtypit, ik andej. Tashi na lër ta pimë këtë kafen rehat…