Instagram-i, profesioni fitimprurës i shumë të rinjve. Ja si fitohet paraja sot

551
0

Përdoruesit e Instagram-it me ndjekës nga 50 K deri në 200 K mund të fitojnë më shumë se 1,000 dollarë për çdo foto të sponsorizuar që ata postojnë.

Instagram-i po kthehet një ndër profesionet e shumë të rinjve, të cilët kanë në këtë llogari një numër shumë të madh ndjekësish.

Paratë që kompani të ndryshme po investojnë në këtë rrjet po rriten në mënyrë të qëndrueshme. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Mediakix, kjo industri e cila gjeneron afërsisht 500 milionë dollarë, do të shkojë deri në 5-10 miliardë dollarë në vitin 2020.

Këto para nuk shkojnë vetëm për personat e famshëm, por edhe tek ata përdorues të Instagram-it që kanë nga 50,000 deri në 200,000 ndjekës, të cilët po marrin një pjesë shumë të mirë të këtyre fitimeve.

Në një artikull të fundit të botuar në “The New Yorker” nga Rachel Monroe, ai tregon se takoi 2 prej çifteve që aktualisht kanë një numër shumë të madh ndjekësish në Instagram të njohur nën emrin “Where’s My New Office Now” dhe “Do You Travel”, fitimet e të cilëve shkojnë nga 500 deri në 9,000 dollarë për foto.

Çifti Emily King dhe Corey Smith, të njohur me llogarinë e tyre në Instagram “Where’s My New Office Now” ka rreth 149,000 ndjekës, numër ky që është gjithmonë në rritje. Në llogarinë e tyre ata zakonisht postojnë foto të udhëtimeve të tyre në një furgon, në të cilat nuk mungon asnjëherë qeni i tyre. Edhe pse nuk e kanë arritur shifrën 1 milion ndjekës, personazhe të tillë janë shumë të pëlqyer nga kompani të ndryshme të suksesshme, sepse ata me anë të fotove të tyre shfaqin që janë njerëz si gjithë të tjerët dhe përçojnë më shumë emocion te ndjekësit e tyre në krahasim me personazhet e famshëm dhe të njohur, të cilët mund të dalin nëpër foto shumë të kuruar.

Ata kanë një lidhje shumë të fortë emocionale me ndjekësit e tyre, shprehet Monroe. Ata mund të fitojnë nga 500 deri në 1,500 dollarë për çdo foto të sponsorizuar. Menjëherë pas postimit të artikullit nga Rachel Monroe në “The New Yorker” në fillim të prillit, llogaria e tyre në Instagram u rrit me 7,000 ndjekës.

Por ajo nuk ishte e vetmja që shënoi rritje, sepse edhe llogaria e tyre bankare nga shkurti i këtij viti deri në mesin e prillit është rritur me 10,000 dollarë. Dhe një vlerë e tillë e akumuluar vetëm në tre muaj, është shumë më shumë krahasuar me 18,000 dollarë që ata arritën të fitonin gjatë gjithë vitit 2016.

Ndërsa çifti i dytë Jack Morris dhe Laura Bullen, të cilët kanë rreth 2.3 milionë ndjekës nga e gjithë bota, fitojnë për çdo postim të sponsorizuar rreth 9, 000 dollarë.