Të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në vendin tonë.
Lëkundjet janë shënuar pak pas orës 4 të mëngjesit të sotëm, ndërsa nga të dhënat rezulton se epiqendra ka qenë 63 kilometra në veriperëndim të Durrësit dhe ka qenë e magnitudës 4 ballë.
Nga ky tërmet nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.
Kujtojmë se ky është tërmeti i dytë që godet vendin tonë brenda pak orëve, pasi pasditen e djeshme një tërmet me magnitude 3.5 ballë i shkallës rihter u regjistrua në Adriatik.