Presidenti i ri hapi llogari ne facebook 5 ditë më parë, flet me veten

296
0

Është zgjedhur diten e djeshme Presidenti i ri i vendit Bajram Begaj.

Edhe pse ka qenë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Begajn pak e njihnin shumë për shkak të profilit të tij të ulët në facebook.

Begaj është 55 vjeç, dhe ai në një kërkim të shpejtë nuk figuron të jetë përdorues i rrjeteve sociale.

Por, një gjë është e dyshimtë.

Begaj ka hapur facebook vetëm 5 ditë më parë, çka lë të dyshosh që emri i tij ka qarkulluar edhe më herët mes PS për President.

Mesaduket Begaj nuk di as të përdor mirë rrjetin social, pasi siç mund të shikohet në fotot më poshtë ai në të paktën dy raste e ka përshëndetur veten në komente në facebook.

Hello” i shkruan vetes Presidenti në një koment.

Ndërsa në një koment tjetër të paqartë ai i shkruan vetes “Hi you”.

Gjithsesi, tani që u zgjodh President me siguri Begaj nuk do e përdorë vetë Facebookun pasi do të marrë një zëdhënës për mediat, që do i menaxhojë profilin