“Rama ka ngjarë nga dajat e Vlorës” Gazetari i le te gjithe pa fjale: Nuk e lodh pushteti. Po pergatitet per..

228
0

Gazetari Dritan Hila thotë se Edi Rama ka ambicie për të lënë gjurmë në histori dhe nuk do të largohet nga pushteti edhe pasi të fitoj mandatin e katërt. Për emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, Hila thotë se Edi Rama ka nervin e një vlonjati që do të vendosë rekorde.

“Rama është njeri ambicioz do të vendosë rekorde, është njeri me ego, ngjan nga dajat, ka nervin e Vlorës, do të vendosë rekorde. Nuk ka dëshirë të ikë nga pushteti para Sali Berishës.

Të gjithë ata që thonë se Rama u lodh, nuk do e dorëzojë vetë pushtetin, vetëm mund t’ia marrësh. Mund të luftojë dhe për mandatin e pestë se të katërtin e ka të marrë. E shoh mandatin e katërt të sigurtë për Ramën. Ai thotë çfarë ka Orban më shumë se unë? Merkeli nuk kishte respekt për vete? Iku mbasi mbaroi mandatin e katërt për arsye shëndetësore”, tha Hila në emisionin “Arnautistan”.

Lidhur me inceneratorët, Hila thotë se ësht dikush i pushtetshëm në qeveri që e ka mashtruar Edi Ramën, duke ja prezantuar si proces të ligjshëm.

“E di që ai njeri është shumë i fuqishëm dhe të tillë në qeveri, mund të jenë dy vetë. Shkresa mund të firmosë nëse bëhet fjalë për fushë sporti, basketbolli, lulishte dhe jo 120 milionë euro.

Dikush i’a ka mbushur mendjen se është procedurë ligjore, po flas si njeri pa pasione.

Nuk është as Alqi, as ky biznesmeni i inceneratorëve që po të njohësh do të vijë për të qeshur. Ai s’merr dot as 100 mijë euro”,- tha Hila.