Skip to content

Menduat se erdhi pranvera? Surprizat e motit vazhdojnë për javën e ardhshme. Ja cfare na pret..

    Fundjava që kaloi kishte një mot të kthjellët në të shumtën e kohës dhe temperaturat ishin relativisht të ngrohta.

    Me siguri të gjithë keni menduar se erdhi pranvera dhe se shiun e ngricat i lamë pas.

    Mirëpo me sa duket nuk është kështu. Kjo pasi në orët e pas mesnatës do të ketë vranësira dhe në pjesën më të madhe të vendit edhe një shi i lehtë.

    Me kalimin e orëve intensiteti i shiut pritet të rritet ndërsa në veri të vendit do të arrijë intensitet mesatar.

    Po ashtu në veri-lindje të vendit pritet të ketë reshje dëbore.

    Në bregdet temperaturat pritet të arrijnë 9-12 gradë.

    Në vendet e ulëta 7-11 dhe 3-8 gradë në vendet malore.

    Prandaj që prej ditës së nesërme duhet t’i mbani çadrat me vete.