Tirana nuk do të jetë më e sigurtë nëse…Tifozi holandez bën deklaratën e fortë

697
0

Sonte në mbrëmje do të luhet finalja e madhe e Ligës së Konferencës në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ku Roma dhe Fejnord do të përballen midis tyre.

Kryeqyteti shqiptar është “pushtuar” nga tifozë të shumtë nga Italia dhe Holanda, të cilët kanë ardhur për të mbështetur ekipet e tyre.

Një pjesë e tifozëve holandezë janë akomuduar në hotelet në zonën e plazhit në Durrës.

Një tifoz i Fejnordit u shpreh për “Euronews Albania”, se Tirana nuk do të jetë më e sigurtë nëse Fejnordi do të fitojë.

Ai tha se tifoëria do të festojë deri në orët e para të mëngjesit, madje do të kërkojnë që tifozët italianë të Romës të festojnë me ta.

“Pasi ne të fitojmë, Tirana nuk do të jetë më e sigurtë. Ne do të festojmë deri në orët e para të mëngjesit. Do të gjejmë tifozët italianë, të festojmë me ta faktin që ne fituam. Të martën do të fluturojmë drejt Roterdamit, do të festojmë edhe atje. Ushqimi është shumë i mirë, njerëzit shumë miqësore. Do të kthehem sërish”, tha tifozi holandez.

Mbrëmjen e së hënës u shënuan përleshjet e para midis tifozërive të Fejnordit dhe Romës me forcat e policisë.

Nga incidentet e shkaktuara, kanë mbetur të plagosur 10 punonjës policie si dhe është dëmtuar një automjet i policisë.

Ndërsa, 60 shtetas nga grupet e tifozëve të të dyja skuadrave, janë shoqëruar në ambientet e policisë, nga të cilët 48 italianë dhe 12 holandezë.