Skip to content

Rita Ora kthehet në Kosovë, gazeta e njohur britanike bën gafën e pafalshme

    Të gjitha mediat më të njohura botërore i kanë kushtuar një artikull këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora, për kthimin në Kosovë me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë.

    Ajo që ka rënë në sy tek shqiptarët që jetojnë në Britani është detaji i të përditshmes britanike “Daily Mail”.

    Në videon hyrëse ku tregohet edhe festa e këngëtares së njohur, 10-vjetori i Pavarësisë sipas gazetës britanike i përket Ukrainës dhe jo Kosovës.

    Kjo ka sjellë irritim tek shqiptarët që jetojnë jashtë.