Duke kënduar dhe brohoritur/ Mbërrijnë në Durrës qindra tifozë të Romës, ‘zbarkon’ anija me 1100 udhëtarë

277
0

Roma nuk di të ndalet!

Të tjerë tifozë kanë mbërritur në Shqipëri mëngjesin e sotëm nga porti i Durrësit.

Teksa shihen duke kënduar dhe brohoritur, italianët, siç duket e kanë nisur tifozerinë që në port. Deri më tani bëhet me dije se kanë qenë 1100 pasagjerë të tifozëve Romës të cilët kanë ardhur me linjën e tragetit Bari-Tiranë.

Ndërkohë që kujtojmë se sot është finalja Europiane e Conferencë League. Në orën 21:00 Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për futbollin shqiptar.