Në rubrikën e përjavshme të të spektaklit të së dielës, “Ka një mesazh për ty” ishte i ftuar Halimi, një baba i cili kishte sjellë në emision historinë e tij dhe të të birit, Flamurit.
“Djalin e martova sepse filloi të merrej me lojëra fati, me alkool, linte punën, e shikoja që nuk ishte në rrugë të mbarë. Punonte gjithë muajin dhe kur merrte paratë, i fuste atje. Ka shpenzuar në loto rreth 35 milionë lekë. Ai ka tre fëmijë, njërin me sindromën down dhe me nusen u nda 6 muaj”, – tregoi Halimi. “Madje, ka pasur netë që ai ka ardhur edhe i pirë në shtëpi… e një natë bëra një gabim, ndoshta nga gjaknxehtësia, e e qëllova me pëllëmbë! Shoqëria e keqe… shoqëria e keqe të shpie në rrugë të gabuara. Ai ka djalin me sindromën down dhe nuk i ka bërë akoma letrat për kemp”
Ndërkaq, i ardhur në studio, i biri u mundua të justifikojë veprimet e tij duke u shprehur se kishte nevojë për shoqëri dhe se ndonjë gotë nuk i bën dëm.
“Letrat e djalit po mundohem t’i siguroj, por është e vështirë. Sa për alkoolin dhe bixhozin, nuk po e teproj”, – i është përgjigjur Flamuri.
Me insistimin e Arditit, në fund Arditi premtoi se do të ndryshojë dhe se nuk do të konsumojë më alkool e s’do të luajë më bixhoz. /Blitz.al/