Regjistrimet në çerdhet dhe kopshtet publike ne Tiranë/ Afatet e aplikimit dhe kriteret që duhen plotësuar

468
0

Bashkia  e Tiranës ka njoftuar nisjen e aplikimeve për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike të kryeqytetit. Kështu, referuar njoftimit, në datat 06 – 10 Qershor 2022 në çdo çerdhe publike të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe.

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, bën me dije se fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen në sezonin 2021-2022 dhe që mbushin moshën 3 vjeç, deri më datë 15 Shtator 2022, do të regjistrohen automatikisht në kopsht. Prindi deklaron brenda datës 24 Qershor, pranë çerdhes ku fëmija ka frekuentuar, kopshtin në të cilin dëshironi të regjistrojë fëmijën, i cili duhet të jetë në njësinë administrative ku aktualisht ndodhet vendbanimi i fëmijës.

Ndërkaq, regjistrimi  në çdo kopsht publik të Bashkisë Tiranë, do të kryhet në datat 13 – 24 qershor 2022, ora 09:00 – 14:00.  Aplikimi do të kryhet vetëm për fëmijët të cilët nuk kanë frekuentuar më parë çerdhet publike të Bashkisë Tiranë, pranë kopshtit ku synohet të regjistrohet fëmija.

Dokumentacioni kryesor i kërkuar për regjistrimin e fëmijëve në kopsht dhe çerdhe është: certifikata personale dhe familjare e fëmijës, vërtetim pune me pagë mujore të pasqyruar të prindërve, vërtetim të kontributeve shoqërore të prindërve. Ndërsa për kategori të veçanta kërkohen dokumentacione shtese.Elisabeta Dosku / SCAN