Disa sekrete të pista që vetëm një punonjës hoteli apo shtëpie pushimi i di

674
0

Në shumë raste ne nuk e dimë se cfarë ndodh me shërbimet në dhomat e hotelit, shtëpive të pushimit, pasi shpeshherë punonjësit e hotelit nuk i kryejnë detyrat e tyre. Ja disa këshilla se si t’i bëni puonjësit të vihen në shërbimin tuaj.

*Nëpër dhomat e hoteleve ka dy batanije, një për sezonin e verës dhe një për sezonin e dimrit. Ato lahen vetëm në fillim të sezonit përkatës dhe asnjëherë ndërmjet sesioneve të klientëve, vetëm në rastet kur dikush urinon mbi to.

*Nëse do të qëndroni më shumë se një ditë në hotel mjafton që ta bëni batanijen apo shtresat tuaja me stilolaps dhe punonjësja e hotelit ka për t’i larë patjetër ato.
*E njëjta gjë ndodh dhe me jastëkët, te cilët pasi hidhen në dysheme punonjësja e vendos përseri në krevat pa e larë atë. *Në rastet kur dikush urinon në krevat, dysheket thjesht vendosen në këmbë për tu tharë dhe më pas shtrohen përseri.
*Disa zona nuk përfshihen në listën e pastrimit, për shembull sirtari i rrobave, ndaj nëse ju hidhni të brendshmet tuaja të palara në këtë sirtar çdo gjë do të infektohet, pikërisht për këtë ju duhet t’i mbani të brendshmet tuaja të palara në një çantë të mbyllur.

*Për gotat e hotelit nuk përdoret detergjent për t’i larë, ato thjesht shpëlahen me ujë dhe fshihen me një peshqir të thatë. Ndaj para se t’i përdorni ato duhet t’i lani njëherë vetë.
Nëse shkon në hotel një ditë pas Shën Valentinit duhet të bëni shumë kujdes sepse cdo gjë është e infektuar dhe e padezinfektuar.
*Rezervimet onine nuk janë aspak të këshillueshme, sepse menaxheri i hotelit do tju japë një dhomë me pamje dhe me kushte jo të mira, sepse dhomat e mira ai i rezervon për klientët e rregullt dhe për agjentët e udhëtimeve pasi këta të fundit shpesh dërgojnë dhe klientë të tjerë në hotel.

Si t’i bëni punonjësit e hoteli t’ju shërbejnë siç doni
Nëse të nevojitet internet por nuk do të paguash për atë pyet nëse ka internet falas. Prioriteti i stafit të hotelit është që t’i bëjë të lumtur klientët në mënyrë që ata të kthehen përsëri, ndaj ata do të ndihmojnë me internetin apo diçka tjetër që ju mund të kërkoni.
Nëse nuk keni një lugë është më mirë që të pyesni në tavolinën ngjitur se ku mund të merrni një, se sa të pyesni punonjësin e hotelit pasi ai ndoshta është i paguar nga kompanitë përkatëse për të shitur më shumë nga produktet e tyre dhe do të të orientonte në një produkt jo të mirë.
Një nga rregullat është se nëse klienti harron dicka në dhomën e hotelit ne e dokumentojmë, por kurrë nuk i telefonojmë klientit. Ne zakonisht mbajmë sende të tipit karikues telefoni, bizhuteri, rroba apo syze dielli dhe në rast se klienti na telefonon vetë atëherë vjen t’i marrë.
Shumë njerëz ndërrojnë jetë në dhomat e hoteleve, kohët e fundit më shumë nga mbidoza, kurse dikur nga vetëvrasjet. Këto situata nuk duhet asnjëherë të bëhen lajm.