Keni plane per fundjave? Ja cfare moti pritet ne vendin tone te shtunen dhe te dielen

692
0

Dita e shtunë do të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Dita e diel do të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe në mesditë zhvillim të vranësirave të cilat përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtëra. Era parashikohet nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/s, e cila hera-herës në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 10m/s. valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.