Legjenda ukrainase e futbollit, Andriy Shevchenko, është takuar ditën e sotme me Presidentin Volodymyr Zelensky.
Ka qenë ky i fundit që e ka publikuar në rrjetet sociale videon e takimit me ish-futbollistin dhe ish-trajnerin e kombëtares ukrainase. Zelensky e ka falenderuar Shevchenkon për vizitën, teksa thotë se tashmë është më e rëndësishme se kurrë që ukrainasit të jenë një ekip i fortë.
“Andriy Shevchenko, faleminderit!
Për t’i thënë me zë të lartë të vërtetën për luftën mbarë botës. Me ndihmën e ukrainasve dhe projekteve bamirëse. Tani është shumë e rëndësishme të jesh një ekip i fortë. Një ekip i quajtur “Ukrainë”, shkruan Zelensky.