Ndodh shpesh që shoferë të caktuar godasin makinat e parkuara dhe përpiqen të fshihen, por ky që po ju rrëfejmë nuk është një rast i ngjashëm.
Përdoruesi i një makinë në Kosovë ka goditur pak një tjetër makinë të parkuar, por nuk ka mundur të gjejë shoferin, shkruan Albeu.com.
Ai i ka lënë një letër me numrin e telfonit duke i shkruar: “Ta kam rrokur pak veturën mbrapa, më telefono!”.
Fotoja ka marrë shumë komente pozitive në rrjetet sociale duke u bërë një shembull i mirë për të gjithë shoferët.