Francesco Totti konfirmoi prezencën e tij në Tiranë, por ja cfare i shkruan Edi RAMA ish kapitenit

649
0

Legjenda e Romës, Francesco Totti ka konfirmuar se mbrëmjen e 25 majit do jetë në Tiranë për finalen e Conference League. Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë.

Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen Tottit, njërit prej lojtarëve më të mëdhenj që ka nxjerrë klubi kryeqytetas. “Mirë se vjen mbreti i Romës”, shkruan Rama. Kujtojmë se Roma dhe Feyenoord do përballen në 25 maj në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 21:00.

Në kryeqytetin e Shqipërisë priten afro 90 mijë tifozë për këtë duel, me biletat që janë shitur sot në kohë rekord. Disa pika për fansat do vendosen në Tiranë, teksa sfida i ka dhënë një imazh të ri vendit tonë.