Duke nisur nga data 7 maj te gjithë shqiptarët që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane mund të kontrollojnë nëse janë fitues.
Në faqen zyrtare të llotarisë Amerikane bëhet me dije se aplikantët mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim, duke kontrolluar online nëse janë fitues ose jo.
“Regjistruesit e DV-2023 mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit duke filluar nga mesdita (EDT) 7 maj 2022. Aplikuesit e DV-2023 duhet të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2023”, thuhet në faqen zyrtare zyrtare të Lotarise Amerikane.