Video mesazh për mbështetjen ndaj Ukrainës/ Zelenskyy flet në Kuvendin e Shqipërisë!

188
0

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, do të flasë sot me parlamentin shqiptar përmes një videomesazhi.

Seanca dedikuar luftës në Ukrainë dhe suportit ndaj saj do të mbahet në orën 13:00.

Zelenskyy, pritet të informojë deputetët shqiptarë lidhur me situatën në Ukrainë dhe të shprehë mirënjohjen për mbështetjen e Shqipërisë.

Presidenti edhe më parë i është drejtuar disa parlamenteve evropiane përmes video- thirrjeve. Përmes këtyre video thirrjeve, Zelenskyy kishte kërkuar që shtetet evropiane të sanksionin Rusinë si dhe kishte kërkuar anëtarësim të përshpejtuar në NATO dhe në Bashkim Evropian. Forcat ruse kanë nisur sulmet në Ukrainë mëngjesin e 24 shkurtit, me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin. Lufta ende vazhdon.