Ministrja gjermane këshillon te gjithe: Blini ujë dhe ushqime bazë, depozitojini ato nëper shtepitë tuaj

1162
0

Frikë është shkaktuar në Gjermani pasi ministrja e Brendshme, Nancy Fisher i është drejtuar qytetarëve duke i këshilluar që të magazinojnë në shtëpi disa ushqime bazë.

Në veçanti, siç raportohet nga gazeta gjermane, Handelsblatt , në një intervistë, ministrja theksoi se “qytetarët gjermanë duhet të pajisen me furnizime bazë ushqimore në shtëpitë e tyre”.

Ministrja Federale e Brendshme e Berlinit Nancy Fischer, duke iu referuar saktësisë energjetike, por edhe efekteve të luftës ruse në Ukrainë, theksoi ndër të tjera “ne jemi këtu për të përballuar krizat e ndryshme, pandemitë, kërcënimet e luftës”.

Duke folur konkretisht për furnizimet që duhet të kenë qytetarët, ministri tha se qytetarët duhet t’i referohen një liste të veçantë të Mbrojtjes Civile Gjermane për furnizimet që duhet të kenë. 10 litra ujë dhe lëngje, 3.5 kilogramë drithëra, bukë, patate, oriz, makarona, 1.5 kilogram mish, peshk, vezë”, tha ai.

Madje, ai këshilloi qytetarët që të krijojnë stoqe gradualisht dhe të mos bëjnë pazar masivisht dhe të krijojnë panik dhe mungesa në treg.