Rregulli i fundit i qeverise: Leje në e-Albania për peshkatarët, jo më shumë se 5 kg në ditë

200
0

Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë një udhëzim të ri për të gjithë të apasionuarit pas peshkimit.

Një person që del të peshkojë për t’u argëtuar duhet të ketë me vete maksimumi 2 kallama dhe jo më shumë se 3 grepa. Me vete mund të mbajë dhe një rrjetë të vogël dore.

Peshkatari nuk duhet të kapë më shumë se 5 kg peshk. Kjo sasi mund të tejkalohet nëse vetëm njëri nga peshqit tejkalon peshën prej 5 kg.

Për të bërë këtë aktivitet duhet të merrni një autorizim online në e-Albania kundrejt një pagese.

“Autorizimi   për   peshkimin   turistik   është afatshkurtër dhe jepet për periudhën sipas kërkesës së paraqitur, por jo më shumë se 30 ditë,” – thuhej në njoftim.