Më 8 prill, teksa udhëtoi në Kiev, presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, i dorëzoi me ceremoni presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky një pyetësor për ta plotësuar, si pjesë e procesit të gjatë të anëtarësimit në BE, duke i dhënë mundësinë e një hapi të rëndësishëm Ukrainës.
Megjithatë, në BE duket se tashmë kanë dalë zërat e parë kundër anëtarësimit të Ukrainës. Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, ka thënë këtë të diel se Kievi nuk duhet të bëhet pjesë e bllokut prej 27 vendesh, por duhet të gjenden rrugë të tjera alternative për të zhvilluar lidhjet BE-Ukrainë.
Kievi ka reaguar menjëherë duke mos i pritur aspak mirë këto komente, ndërsa i quajti “strategjikisht dritëshkurtra”.