Berisha zbulon emrin e presidentit te ri te preferuar nga kryeministri: Do të jap dorëheqjen që Rama më pas t’i zërë vendin

257
0

Sali Berisha vijon ta cilësojë një farsë dhe qesharak procesin e nisur nga socialistët për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Sipas Berishës, Rama thotë që shumicën e preferencave e ka fituar Vali Bizhga, në një kohë kur asnjë prej deputetëve socialistë nuk e ka zgjedhur në votimin me zarf.

Berisha shkon dhe më tej kur thotë se kjo zgjedhje po bëhet pasi Rama e di që është në prag të disfatës elektorale dhe synon më pas të zgjidhet president pas dorëheqjes së kandidates së caktuar prej tij.

“A e dini se kush ka dalë nga zarfat emri më i përfolur? Sipas statistikave të Ramës, 2/3 e sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës. Çfarë mund të presësh tjetër. Ndërkohë që emri i saj nuk figuron në asnjë zarf. Prisni e-mailet e shoqërisë civile. U ndala për të theksuar se sa qesharak dhe jo transparent e bëri Rama një proces kushtetues. Po kërkohet kandidati që në prag të disfatës së tij elektorale të japë dorëheqjen dhe t’i lëshojë vendin Ramës, e cila nuk do të ndodhë kurrë. Mendon vetëm për vete sesi të garantojë mbrojtje ligjore nga afera e inceneratorëve”, u shpreh Berisha.