Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte e ftuar në ‘Opinion’.
Por ndërsa vazhdonte debati, një krimb shumëkëmbësh ka marrë vëmendjen e të pranishmëve në studio.
Teksa kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, fliste për inceneratorët, drejtuesi Blendi Fevziu u fokusua tek shumëkëmbëshi.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: Ka hyrë një krimb në studio, kam një orë që e shoh.
Monika Kryemadhi: Po lëre..
Blendi Fevziu: Ja fokusoje kamera, një krimb shumëkëmbësh.
Vangjeli: Me kete ritem qe hecen politika shqiptare, vetem ketij ja kalon..
Kryemadhi: Edhe drejtesia shqiptare..