Nuk kam fjetur gjithë natën. Mezi prisja të vija këtu”, 14 vjeçari i paralizuar i emocionon të gjithë

660
0

Në prag të festës së madhe të përvjetorit të Pavarësisë, emisioni “Shqiptarët për Shqiptaret” solli në Tiranë gëzimin e vëllezërve shqiptarë të Kosovës.

Në emision erdhën histori njerëzore nga Podujeva dhe Malisheva. Por jo vetëm, studioja e emisionit të shqiptarëve dhuroi sërish emocione dhe surpriza.

I paralizuar në karrocë Riad Mehmeti 14 vjeç, nxënës i shkëlqyer, kishte ëndërr vetëm të ngrihej në këmbë dhe të takonte Elvis Naçin. Dëshira e djalit u plotësua sapo stafi i emisionit pa videomesazhin e dërguar prej tij. Ola Bruko ftoi Riadin të moderonte në studion e shqiptarëve, pasi djali kishte shumë dëshirë t’i drejtonte personalisht Elvisit disa pyetje.

shqiptaret per shqiptaret4333

“Nuk kam fjetur gjithë natën. Mezi prisja të vija këtu”, tha Riadi, i cili e intervistoi Elvis Naçin, duke e pyetur për emisionin, frymëzimin dhe për ndihëm ndaj shqiptarëve.

Në studio u përjetuan emocione të forta dhe paneli u përlot nga reagimi i Riadit kur Elvis Naçi i premtoi banesë të re, që Riadi të jetonte në kushte më të mira dhe të kishte më shumë hapësirë për të lëvizur me karrocë.

Riad Mehmeti

“Fondacioni Firdeus është bashkuar me shqiptarët dhe shpresojmë që Riadi do të ketë shtëpinë e re”, tha Elvis Naçi. “Më keni dhuruar ditën më të bukur të jetës sime”, u shpreh Riadi.
Riadi kishte edhe një kërkesë ndaj Sidrit Bejlerit pasi i kërkoi të këndonin bashkë këngën “Xhamadani vija-vija”. Gëzimi në sytë e tij, dashuria për jetën dhe mesazhi që Riadi ka për të gjithë prindërit nuk njeh kufi. Ai recitoi një poezi që e kishte krijuar vetë për fëmijët me aftësi të kufizuara.

https://youtu.be/Ifxa3iLMJNM