Del Video/ “Mi jep lekët mbrapsht”, kambistja kap mat të riun: Ke sjell para false, do marre policine

362
0

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën “Arrest me burg” për tre të rinj të cilët u arrestua dy ditë më parë për falsifikim parash.

Shtetasit Vijard Kotorrin, Ervin Kamollin si dhe Edmond Dokushi, dolën sot para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë.

Grupi u zbulua pasi Kotori u paraqit me kartëmonedha dollarë false në një pikë këmbimi valutor. I riu, i cili tentoi të këmbente rreth 2 mijë dollarë u zbulua nga kambistja e cila telefonoi edhe policinë.

Siç mund të shihnin edhe në videon e siguruar nga “Klan News” Kotori tenton të mashtrojë punonjësen duke thënë se dollarët ishin marrë në bankë. Pasi kambistja merr telefonin për të njoftuar policinë, i riu del nga pika e këmbimit dhe largohet.

Nga salla e gjyqit sot një prej të arrestuarve, Kotori deklaroi se kishte gjetur në rrugë në Laprakë disa ditë më parë 8 mijë dollarë, por vetëm 2 prej tyre kishte tentuar që të thyente dhe se pjesën tjetër e kishte djegur.

Kotori: A ka mundësi që të më japësh lekët mbrapsht?

Punonjësja: Jo, sepse ti po më thua që unë nuk jam mirë. Pse i ke sjellë në zyrë këto false? (I numëron dhe dalin 20 prerje 100 dorëllarëshe). Bravo, 2 mijë dollarë.

Siç shihet, në momentin kur punonjësja i bie telefonit, personi që tenton ta mashtrojë dhe bëni sikur flet në telefon e largohet nga pika e këmbimit.