Moti surprizon sërish/ Në dy javët e fundit të shkurtit do të kemi…

666
0

Ky dimër ka qenë më i butë, sidomos në krahasim me dimrin e kaluar që shënoi vlera të ulëta kryesisht në anën perëndimore. Rritja e parë e temperaturës do të shënohet nesër. Bëhet fjalë për një rritje prej dy deri në tre gradë. Në fillim të javës që vjen, temperaturat do të kenë tendence për rënie. Rënia do të jetë e lehtë, pasi do të vijë pas një fundjave me temperatura të larta.

Në përgjithësi, koha do të jetë e qëndrueshme. Për 4-5 ditë do të kalojë një masë e gjerë ajrore, e cila do të shtrihet që nga Italia veriore në perëndim, deri në Bullgari e Greqi sa i përket lindjes. Për ata që duan te udhëtojnë në rajon, moti do të ketë stabilitet. E vetmja problematikë do të jenë temperaturat gjatë natës në akset jugore, pasi mund të krijohen ngrica për shkak të pranisë ujore në asfalt.

Sidoqoftë, sidomos në ditët në vijim, nuk priten reshje te forta.
Temperaturat e muajit shkurt pritet që në total të jenë mbi mesataren shumëvjeçare të tij, gjë që nuk është e habitshme për dimrin aktual.