“20 euro brenda pasaportës”, tenton të korruptojë policin për të kaluar kufirin, i riu e peson keq..

207
0

Një person është proceduar penalisht pasi ka tentuar të korruptonte policinë për të kaluar kufirin në mungesë të dokumentave.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit është kaluar për kontroll më të detajuar shtetasi Xh. T., 28 vjeç, banues në Durrës, i cili kishte mangësi në dokumentacion.

Gjatë kontrollit të detajuar të dokumentacionit, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar një kartmonedhë me prerje 20 euro.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi Xh. T., 28 vjeç u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.