Pësoi atak kardiak, familjarët varrosin të gjallë 37-vjeçaren

710
0

Një grua besohet të jetë varrosur e gjallë gabimisht dhe se ka qëndruar e vetëdijshme brenda arkivolit të saj për 11 ditë në varr.

Rosangela Almeida dos Santos, 37 vjeç, duket se është përpjekur me dëshpërim për të shpëtuar por ajo kishte vdekur kur mbërritën anëtarët e familjes, të cilët thyen varrin pasi vendasit raportuan se dëgjonin britmat që vinin nga varri i saj, përcjell albeu.com

Pamjet shokuese tregojnë varrin e shkatërruar në varrezat e Senhora Santana në Riachao das Neves, në verilindje të Brazilit, pasi burrat vendas nxorën arkivolin e rëndë dhe hoqën kapakun.

Santos u shpall e vdekur nga një spital më 28 janar dhe u varros ditën tjetër.

Njerëzit që jetonin afër varrezës paralajmëruan familjen e saj më 9 shkurt – 11 ditë pasi ishte varrosur pasi dëgjuan britmat që vinin nga brenda varrit.

Trupi i saj thuhet se ende ishte i ngrohtë dhe se kishte plagë në duart dhe ballin e saj, ku dukej se ishte përpjekur të luftonte për të dalë jashtë.

Ajo pësoi dy atake kardiake përpara se të vdiste, sipas certifikatës së vdekjes së saj.

Gruaja, ishte e martuar por nuk kishte fëmijë. http://www.albeu.com/foto-lajm/pesoi-atak-kardiak-familjaret-varrosin-te-gjalle-37-vjecaren-foto-lajm/374115/2/#foto