Gazetari i njohur Arjan Çani thotë se së shpejti pritet të kemi një të pandehur tjetër për aferën e inceneratotëve.
Sipas Çanit, bëhet fjalë për një pjestar të rëndësishëm të qeverisë, që pritet të arrestohet.
Gazetari nuk ka dashur që të përmendë emrin e tij, ama është shprehur se shkronja e parë është A.
Dhe me këtë ndihmë që Çani ka dhënë, të gjitha dyshimet të çojnë në një emër.
“E more vesh, shumë shpejt pritet një tjetër çështje penale. I pandehur tjetër nga qeveria, ministër për çështjen e inceneratorëve. I fillon emri me A!”, deklaroi Çani në “Të Paekspozuarit”.
Indiciet që SPAK do të godasë në nivele të larta të qeverisë janë dhënë prej javësh e muajsh në media, e duket se kjo ‘përligj’ në njëfarë mënyre edhe sulmin që Rama i bëri organeve të drejtësisë nga Kongresi i PS që u mbajt të shtunën e kaluar.
Rama tha se SPAK e ka marrë për dobësi, lirinë që i kanë dhënë socialistët, dhe iu kujtoi atyre që nuk duhet të ‘hanë’ vetëm në njërin krah. Kryeministri i kërkoi Prokurorisë së Posaçme që të niste hetimet edhe për Sali Berishën, në një kohë që ai është shpallur ‘non grata’ nga SHBA-të.