Ndryshon çmimi i karburantit: Nafta nga sot kushton…

1315
0

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të naftës dhe benzinës, pas shtrenjtimit të tyre në bursat ndërkombëtare.
Sipas vendimit të fundit, të marrë sot, një litër naftë me pakicë do të tregtohet me 226 lekë për litër, nga 219 lekë për litër që ishte deri tani. Vendimi do të fillojë të zbatohet nga ora 6:00 e pasdites. 
Është rritur më lehtë çmimi edhe për benzinën, që do të tregtohet me 209 lekë për litër, nga 205 lekë për litër që ishte deri tani. Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar në 115 lekë për litër.