Assegno unico, kur do te behen pagesat?

502
0

Itali/ Më 1 mars, zyrtarisht debuton Assegno unico 2022, e cila do të zëvendësojë ceqet familjare. Por kur do të bëhen pagesat e çekut të vetëm (Assegno unico)?

Ka qenë INPS i cili ka sqaruar se kur do të bëhen pagesat e çekut të vetëm në përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta.

Për aplikimet e dorëzuara në muajt janar dhe shkurt, pagesat e çekut të vetëm do të fillojnë të paguhen nga gjysma e dytë e marsit. Për aplikimet e dorëzuara nga data 1 mars e në vazhdim, pagesa do të bëhet në fund të muajit që pason muajin në të cilin është dorëzuar aplikimi.

Për ata që paraqesin aplikimin brenda qershorit 2022, pagesat do të hyjnë në fuqi për detyrimet e prapambetura nga muaji mars.

Assegno unico për pagesa të prapambetura

Pagesat e prapambetura të ndihmës së përkohshme për fëmijët, për të papunët dhe të vetëpunësuarit, do të mbërrijnë vetëm pas pranimit të praktikës, e cila mund të shihet në shërbimin online INPS: Assegno temporaneo figli minori.

Pasi të keni hyrë me kredencialet e kërkuara, duhet të klikoni prestazioni e pagamenti e pastaj tek prestazione in corrispondenza di Assegno temporaneo figli minori.

Për ata që kanë dorëzuar aplikimin tashmë në janar, pagesat do të kryhen duke filluar nga data 25 shkurt 2022. Mirepo kjo do të varet nga statusi i praktikës tuaj. Pershtatur nga shqiptari.net per Shqiptaret ne Itali