Sali Berisha ka ndarë në rrjetet sociale lajmin e trishtë se intelektuali dhe historiani i njohur Sherif Delvina ka ndërruar jetë.
Postimi i Berishës
Sherif Delvina mbylli syte pergjithmone!
Te dashur miq, Sherif Delvina njeri nga studjuesit, historianet, intelektualet me te shquar te kombit shqiptar mbylli syte pergjithmone.
Pasardhes i njeres prej familjeve me ne ze te elites shqiptare te kohes, me kontribute te medha ne ndertimin e shtetit shqiptar, Sherif Delvina studjues, historian, publicist, dramaturg, avokat i vendosur i çeshtjes kombetare eshte autor i dhjetra veprave historike, studimeve por dhe ne zhanre te letrave ne te cilat ai do jetoje pergjithmone.
Duke shprehur mirenjohjen me te thelle dhe nderimin me te madh per vepren e ndritur te Sherif Delvines, shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes se tij te nderuar, te afermve, miqve te tij dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij i mire te gjej paqen e merituar. Amin! sb