Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije mbrëmjen e sotme se është hapur hoteli me 5 yje “Radisson Collection”, në Tiranë, i cili do të punësojë 80 persona.
Rama ka ndarë pamjet e brendshme të hotelit, ku shfaqet një ambient komod dhe luksoz, ndërsa thotë se paga e punonjësve do të jetë 70 mijë lekë të reja.
“LAJM I MIRË
Çel dyert në Tiranë hoteli me 5 yje Radisson Collection, një investim i shkëlqyer, 80 vende pune si fillim, paga minimale 70 mijë lek (të reja natyrisht”, shkruan Rama krahas videos së shpërndarë në Facebook.