Nesër është e diela e parë e muajit prill, që do të jetë edhe pa makina.
Në ditën pa makina do të ketë një kufizim të qarkullimit të makinave nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në disa segmente.
Kujtojmë që nismën pa makina e prezantoi pak ditë më parë ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila njoftoi se e diela e parë e çdo muaji do të jetë ditë pa makina në qytetet kryesore të çdo qarku.
Ajo tha se kjo do të bëhet për të kursyer për shkak të krizës që po godet të gjithë botën, por edhe për të pasur një mjedis më të pastër.
E plotë:
Kufizimet në Tiranë përfshijnë këto akse:
Rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i mjeteve në Tiranë janë:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:
Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi.
Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D’Ark. Blv.Bajram Curri dhc George.Ë.Bush. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.