Prej 1 Prillit e në vazhdim pagat do të jenë më të larta, për shkak se ka hyrë në fuqi vendimi për reduktimin e tatimit që paguhet aktualisht. Përfitues do të jenë disa kategori. Me vendimin e ri, individët të cilët kanë një pagë mujore nga 30-40 mijë lekë, do të marrin mesatarisht 650 Lekë më shumë në muaj. Me këtë nivel pagash janë rreth 71,500 të punësuar.
Ndërkohë, të punësuarit me paga nga 40-50 mijë lekë, do të kenë një shtesë mesatare prej 975 Lekësh në muaj, për shkak të normës tatimore të përgjysmuar, përfitues janë rreth 58 mijë individë.
Ndërsa 5,900 punonjës që i përkasin fashës 150 mijë-200 mijë Lekë në muaj do të kenë një shtesë mesatare prej 1,916 Lekë në muaj. Sipas ndryshimeve ligjore, tatimi që do të aplikohet mbi pagat 0-40 mijë Lekë është zero, 40-50 mijë Lekë 6.5%.
Sipas ligjit, individët që paguhen mbi 50 mijë Lekë në muaj deri në 150 mijë Lekë nuk do të kenë asnjë përfitim në raport me pagat e tyre. Tatimi për këtë kategori do të jetë i njëjtë, duke u llogaritur zero deri në 30 mijë Lekë dhe 13% e shumës mbi 30 mijë Lekë