Gena shkon ne banke per te thyer canten me euro, por behet me turp nga punojsja e bankes, zbulon se..

160
0

Këngëtari i njohur shqiptar Gena ishte i ftuar në “Shqipëria Live” ku foli për traditat në dasmat shqiptare ku përfshihet edhe hedhja e parave. Duke qeshur tha se tashmë ka ndryshuar tradita se paratë i merr çifti.

Megjithatë, këngëtarët i vendosin vetë çmimet që duan të paguhen para se të performojnë.

Gena: Ka ndryshuar tradita, paratë i merr çifti. Më parë i ka marrë këngëtari.

Këngëtari ka zbuluar dhe një rast kur i kanë hedhur rreth 7-8 mijë euro false dhe është ndjerë i turpëruar, por nuk i ka telefonuar ata që bënë dasmën.

Gena: Kemi çuar lekët në bankë u trondita dhe nuk iu besova dot syve, aty është turp i madh se kanë dalë që janë false dhe është problem tjetër.

Pyetje: Çfarë vlere mund të kenë qenë false?

Gena: Rreth 7-8 mijë euro. Përpara 10 vitesh, ishin të kopjuara aq mirë sa nuk kuptoheshin. Ai mund të të hedhë dhe florinj e të dalë bakër. Ideja është që ke në dorë lekë false dhe ndihesh i turpëruar në atë moment.