Qytetarët shqiptarë nuk do të lejohen të hyjnë në Rusi e cila ka publikuar listën e vendeve “jo-miqësore”.
Në listë bën pjesë edhe Shqipëria sëbashku me disa vende të BE-së dhe SHBA-në.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili në një intervistë televizive deklaroi se po hartohet një dekret presidencial për këtë qëllim.
Qeveria shqiptare me në krye Edi Ramën është ndër vendet e para që ngriu asetet e Rusisë duke e shpallur Putin armik pasi po cënon paqen në të gjithë Europën.