Ushtari rus habit botën me veprimin e tij/ Shet tankun në Ukrainë dhe..

267
0

Historia e ushtarit rus në Ukrainë ka habitur botën. Mediat ndërkombëtare raportojnë se një ushtar rus ka shitur tankun që drejtonte për 10 mijë dollarë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, një burrë i quajtur Misha, kontaktoi zyrtarët dhe u ofroi atyre t’u shisnin tankun që zotëronte. Viktor Andrusiv, një pjesëtar i Forcave të Armatosura të Ukrainës, theksoi se oferta e Mishës iu përcoll Ministrisë së Mbrojtjes dhe u bë një takim me ushtarin rus. Sipas Daily Sabah, takimi u bë dhe rusi dorëzoi tankun e tij për 10,000 dollarë.

“Siç na tha, mbeti vetëm me tankun teksa u larguan shokët. Ai na tha se nuk shihte asnjë arsye për të luftuar. Misha nuk mund të kthehej në shtëpi sepse do të vritej. Ai mori 10,000 dollarë dhe të drejtën për të aplikuar për shtetësi. “Ai po mbahet në kushte të favorshme”, tha Andrusiv në Facebook.

Yuri Gusev, CEO i kompanisë shtetërore të pajisjeve ushtarake, theksoi se 1 milion dollarë do t’i paguhen çdo rusi që do të dorëzonte një avion luftarak dhe 500,000 dollarë për një helikopter.