“Ju dua shumë të gjithëve”/ Rama merr vendimin e papritur: Nga sot shkëputem…

1318
0

Kryeministri Edi Rama se fundmi ka vendosur që të mos bëjë më asnjë replikë me qytetarët në rrjetet sociale. 

Në shumë raste siç thotë ai, përgjigjet e tij janë marrë si arrogancë dhe për këtë arsye ai ka vendosur që të shkëputet (distancohet) duke i lexuar hallet e tyre në heshtje. 

“Kam bërë e do të bëj çmos deri në fund t’ju mbroj nga fatkeqësitë natyrore, sic kam bërë e do të bëj deri në fund të bëj çmos për ta ngjitur këtë vend aty ku e meriton.

Këtu jam dhe patjetër do të vazhdoj t’i ndjek komentet tuaja, por në heshtje, sepse shqetësimet tuaja janë ushqimi im me energji për të luftuar çdo ditë për ju. Ju dua shumë që të gjithëve”, shkruan Rama.