Nafta rritet sërish, bordi del jashtë kontrollit, ja sa ka shkuar cmimi sot

154
0

Shtrenjtimi në bursë i çmimit të karburanteve pritet të reflektohet menjëherë në Shqipëri. Bordi i Posaçëm ka nisur këtë të hënë diskutimin, ku është propozuar një litër naftë e benzinë të shiten me 211 dhe 221 lekë.

Ka zgjatur pak ditë rënia e çmimit të naftës në pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve.

Sipas burimeve nga Bordi i Transparencës, çmimi i naftës dhe benzinës pritet të shkojnë në 211 dhe 221 lekë për litër nga 203 lekë që është tregtuar në 5 ditët e fundit.

Shtrenjtimi i karburantit në Shqipëri pritet të vijë për shkak të rritjes së çmimit edhe në tregjet ndërkombëtare. 

Në nisje të kësaj jave çmimi i naftës ka kaluar nivelin e 100 dollarëve për fuçi, duke arritur deri në 115 dollarë të shënuar në bursën e kësaj të hëne.

Çmimi i fiksuar nga Bordi i Transparencës për tregtimin e karburanteve është detyrues për të gjithë operatorët që operojnë në sektorin e hidrokarbureve në vend. 

Veç çmimit të rritur në tregjet ndërkombëtare, një peshë kryesore në vlerë zënë dhe taksat e vendosura në karburante siç janë ajo e qarkullimit, akciza, taksa e karbonit, TVSH etj.

Madje edhe akciza shënoi një rritje në fillim të këtij viti. Pavarësisht nga llogaritë qeveria nuk ka pranuar në asnjë moment të ulë taksat, ndërsa edhe krijimi i bordit duket se nuk po sjell asnjë rezultat apo ndikim thelbësor.