Një burrë i gjuajti me vezë kandidatin për president në Francë Eric Zemmour, ndërsa ai po dilte nga makina në Moissac, në jug të Francës. Polemisti i ekstremit të djathtë kishte shkuar atje për fushatë elektorale.
Në një video që tashmë është bërë virale duket një burrë që afrohet dhe sapo Zemmour del nga makina ai i thyen vezën në kokë. Më pas truprojet arrijnë ta ndalojnë.
“ E shohim se me kë është dhuna – komentoi ai – ka njerëz të cilët nuk durojnë debatin demokratik”
Zemmour shoqërohej nga Marion Maréchal, nipi i Marine Le Pen.