Blindohet Kryeministria, ja cfare pritet te ndodhe neser (Video)

211
0

DIten e neserme është njoftuar protestë kombetare.

Mësohet se Kryeministria po vishet me pjesë metalike te dyert dhe dritaret.

Ditën e nesërme është lajmëruar në rrjetet sociale një protestë tjetër në Tiranë në orën 11:00 para Kryeministrisë.

Për të shmangur ndonjë incident, janë marrë masat paraprake për mos thyerjen e xhamave.

Qytetarët janë duke protestuar në ditën e tretë kundër rritjes së madhe të çmimit të naftës.

Ata shprehen se do të vazhdojnë deri në plotësim të kërkesave të tyre, ndërsa në shumë qytete të vendit janë zhvilluar protesta këto ditë. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka reaguar, duke i cilësuar këto protesta si të nxituara politikisht nga Berisha dhe Meta. Por duket se qytetarëve po u dhemb xhepi.