Bien ndjeshëm valutat e huaja, por ja cfare ndodhi me Dollarin diten e sotme

290
0

Monedha europiane ka humbur pikë këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme blihet sot me 122.4 lekë dhe shitet me 123.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik gjithashtu ka regjistruar një zbritje të kuotës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me ditën e djeshme blihet sot me 145 lekë dhe shitet me 148 lekë.

Edhe Franga zvicerane ka shënuar rënie të ndjeshme të vlerës këtë të premte pasi krahasuar me dje është blerë sot me 118.8 lekë dhe është shitur me 120.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Dollari amerikan është valuta e vetme që e ka mbyllur javën pozitivisht duke rikuperuar pikë këtë mëngjes pasi në raport me dje blihet sot me 111 lekë dhe shitet me 112.9 lekë.