Mjekët: Shmangi spitalin, rrezikoni edhe fruthin

847
0

Në mesin e periudhës epidemike, ky është fluksi i çdo dite në Urgjencën Pediatrike në QSUT. Edhe pse mjekët nuk japin shifra konkrete, pohojnë se vizitat prej gripit sezonal janë shumë të larta. Që prej fillimit të këtij viti, pavioni i Urgjencës është çdo ditë mbushur me prindër që presin në radhë.

“Kemi që në orën 09:00 të mëngjesit që presim këtu”, thotë një qytetar. “Edhe unë nuk dua me ardhur këtu po ça të bëjmë, jemi të detyruar”, shprehet një tjetër.

Përveç virozës së stinës, një arsye tjetër që ka detyruar pacientët të pajisen me këto maska është edhe qarkullimi i fruthit.

“Ka 3 ditë me temperaturë , dyshojnë mos ka fruth”.

Prej 4 dekadash ky virus nuk ishte i pranishëm në Shqipëri, por për këtë vit ka shënuar 67 raste, prej të cilëve ka pasur edhe një viktimë.

I vetmi apel që kanë specialistët është vaksinimi, përpara se fruthi të kthehet një vatër epidemie. Për këtë arsye mjekët kërkojnë edhe shmangien e vizitave në Urgjencën e Pediatrisë ku rreziku për të marrë virozën, apo për ta shpërndarë atë është edhe më i lartë.

Klan Plus