SHBA arrin marrveshjen e rendesishme me Ukrainën.
Udhëheqësit e Kongresit arritën marrëveshje dypartiake për 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe aleatët evropianë. Udhëheqësit e Kongresit në SHBA arritën një marrëveshje dypartiake herët këtë mëngjes për të siguruar 13.6 miliardë dollarë për të ndihmuar Ukrainën dhe aleatët evropianë, raporton Associated Press.
Presidenti Joe Biden fillimisht kërkoi 10 miliardë dollarë për ndihmë ushtarake, humanitare dhe ekonomike, por mbështetja nga të dyja palët ishte aq e fortë sa shifra u rrit në 12 miliardë dollarë të hënën dhe 13.6 miliardë dollarë dje.
“Ne do t’i mbështesim ata kundër tiranisë, shtypjes, akteve të dhunshme të nënshtrimit,” tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.