Me 141 vota pro është miratuar rezoluta që dënon agresionin rus në Ukrainë. Ajo u propozua nga Shqipëria dhe SHBA.
“141 vota për paqen në Ukrainë! Vetëm 5 vota kundër: Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria, Bjellorusia. Bota ka folur kundër agresionit rus! Diktatori i Rusisë duhet të dëgjojë njerëzimin!”, bën të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me anë të një postimi në Twitter.
Rezoluta ka për qëllim parësor dënimin e sulmit dhe ndalimin e mëtejshëm të tij nga ana e Rusisë në dëm të Kievit.
Gjithashtu, ajo parashikon ndihma humanitare për Kievin, si pasojë e një krize refugjatësh. Kjo çështje, edhe në bazë të rezolutës, mbart një peshë dhe rëndësi ndërkombëtare, pasi cenon paqen dhe sigurinë botërore.
Mesohet se edhe Serbia ka votuar pro denimit te Rusise dhe ndalimit te sulmeve.