‘Më e keqja nuk është parë ende’! Zyrtari i lartë amerikan ngre alarmin për luftën në Ukrainë: Putin ka urdhëruar “operacion special” për..

459
0

Lufta në Ukrainë ka bërë që të ketë interes të veçantë nga analistë, politikanë dhe ekspertë të fushës.

“Më e keqja ende nuk është parë ushtarakisht”, ka thënë senatori republikan, Lindsey Graham.

Një ligjvënës ka thënë për rrjetin amerikan, CNN – në kushte anonimiteti – se afatet kohore që janë prezantuar kanë qenë “alarmuese”.

Senatori demokrat, Chris Murphy, ka thënë në Twitter se “lufta për Kievin do të jetë e gjatë dhe e përgjakshme”.

Murphy ka thënë se kombet e Perëndimit jo vetëm që do të ngrijnë, por edhe do të konfiskojnë asetet e presidentit rus, Vladimir Putin dhe oligarkëve më të mëdhenj, çka sipas tij mund të jetë një hap më tutje se që ka parashikuar Putin, citon REL, transmeton Noa.al.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.