Përfundon takimi Ukraine-Rusi, pritet qe ne oret ne vazhdim te..

380
0

Bisedimet e negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë kanë përfunduar. Kjo është raportuar nga këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Kievit, cituar nga Interfax.

Takimi u mbyll tre orë pasi nisi në rezidencën shtetërore në rajonin Gomel.

Për momentin raportohet se delegacionet përfaqësuese të Rusisë e Ukrainës kanë dalë nga salla ku zhvilluan bisedimet, por ende nuk bëhet me dije se çfarë është vendosur.

Nga pamjet e publikuara në rrjet është parë vetëm nisja e mbledhjes që u bë nga ministri i jashtëm i Bjellorusisë, Vladimirovich Makei.

Ai i siguroi palët që të ndiheshin të sigurt në atë tryezë.

Në orët në vazhdim do sqarohet edhe çfarë u la.