Vjen lajmi i madh nga Ukraina

430
0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se negociatat mes Kievit dhe Moskës do të zhvillohen te henen ne mëngjes me kohën lokale në kufirin Bjellorusi-Ukrainë.

Një deklaratë nga zyra e presidentit ukrainsa, mësohet se dy delegacionet do të takohen “pa parakushte” pranë lumit Pripyat, shkruan skynews.

Zhvillimi erdhi pasi Alexander Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë, i telefonoi Zelenskyy këtë pasdite.

“Alexander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorus të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas”, thuhet në deklaratë.

Më herët, Zelenskyy kishte refuzuar që Ukraina të takohej me delegacionin rus në Bjellorusi.

“Do të them sinqerisht, si gjithmonë: nuk besoj shumë në rezultatin e këtij takimi, por le të provojnë. Në mënyrë që asnjë qytetar i Ukrainës të mos ketë dyshim se unë, si president, nuk u përpoqa ta ndaloja luftën kur ekzistonte qoftë edhe një shans i vogël”, tha Zelensky.